Librazhdit i ikën rinia, kanë mbetur vetëm pleqtë

Shqipëria

Librazhdit i ikën rinia, kanë mbetur vetëm pleqtë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:20
Qytetarët

Në Librazhd emigrimi është kthyer në një problem shqetësues, ndërsa të rinjtë kanë lënë vendin. Në qytet dhe rrethina kanë mbetur kryesisht moshat e treta. Qytetarët thonë se papunësia është një ndër shkaqet kryesorë që po largon të rinnjë atje.

Të rinjtë kanë ikur nga Librazhdi.Papunësia është faktori kryesor që ka larguar moshat e reja.

Qytetarët thonë se bijtë e tyre mbarojnë shkollën por punë nuk gjejnë, ndaj rruga e vetme mbetet ikja.

"Nuk ka shtet. Ai që bën shkollën nuk ka vend këtu, o me lek o me mik të hyjë në punë. Çuni ka mbaruar Juridikun, ka bërë mastër dhe nuk gjen punë. Për shkaqe ekonomike, për vend pune largohen.Duhet të kesh miliona ose të kesh mik për të gjetur pune, s'ka derman tjetër."

"Rinia largohet se nuk ka punë."

Pasojat më të mëdha të emigrimit duken në fshatrat e kësaj bashkie, ku tokat kanë mbetur djerrë pasi nuk ka kush ti punojë.

Elbasani është ndër qarqet që ka njohur një ulje drastike të numrit të popullsisë vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat