Mbyllet votimi në 6 bashkitë, Gjiknuri: Prisnim pjesëmarrje më të lartë, komisionerët të mos ndikohen nga partitë

Shqipëria

Mbyllet votimi në 6 bashkitë, Gjiknuri: Prisnim pjesëmarrje më të lartë, komisionerët të mos ndikohen nga partitë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 19:49
Damian Gjiknuri

Pas mbylljes së procesit të votimit në 6 bashkitë e vendet Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është shprehur se forca e tij politike është e kënaqur me ecurinë e këtij procesi.

Po ashtu ai u ka bërë thirrje komisionerëve që të zbatojnë ligjin dhe të vazhdojnë numërimin e votave pa u ndikuar nga partitë politike.

Damian Gjiknuri: Procesi ka shkuar më së miri, me pak problem për shkaka të problemeve të kushteve natyrore. Nuk kemi pasur asnjë problem, serioz përsa i përket procesit zgjedhor. Dua të falënderoj të gjithë administratën zgjedhore për administrimin e këtyre zgjedhjeve.

PS është e kënaqur me ecurinë e këtij procesi. Prisnim një pjesëmarrje më të lartë, por megjithatë të gjithë e ushtruan të drejtën e votës. Qytetarët e bashkisë do të mësojnë shumë shpejtë se kush janë kryetarët e bashkive. Unë në emër të PS dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë, dhe dua t’u bëjë thirrje komisionerëve që  gjithçka të shkojë sipas ligjit, dhe të mos ndikohen nga partitë. Të vazhdojnë procesin e numërimit deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat