“Nuk është film, por luftë” Rama tregon skenarin më të keq ekonomik

Shqipëria

“Nuk është film, por luftë” Rama tregon skenarin më të keq ekonomik

Më: 8 mars 2022 Në ora: 09:43
Edi Rama

Rritja e çmimeve, Rama del para mediave duke thënë se po prekemi nga kërcënimi ekonomik, kostot kanë dalë nga binarët.

Sipas skenarit më të keq që deklaron Rama, është se Shqipëria mund të vuaj furnizimin me naftë apo me energji.

“Duhet të përgatitemi edhe për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji apo me naftë. Edhe kjo mund të vijë edhe pse ky është skenari më dramatik. Sepse zëvendësimi i burimeve që janë burime që siguroheshin nga Rusia është jashtëzakonisht i komplikuar. Detyrimi për të qëndruar në front në mbështetje të Ukrainës është e pashmangshme. Dhe do bëjmë çmos për të mos shkojmë në sakrifica reale, por ka një qëllim, të mbrojmë jetën dhe shëndetin. Atë që është më e rëndësishmja të mbrojmë Shqipërinë nga përshkallëzimi i agresionit, si pjesë e vendeve që po bëjnë përpjekje. Sa na takon ne, do bëjmë çmos të mbrojmë njerëzit tanë.

“Nuk është një film, por një luftë reale siç e kemi parë edhe në luftën e dytë botërore apo në Kosovë për përpjekjen për spastrim etnik. Lufta atje mund  të përshkallëzojë edhe jashtë edhe brenda kufijve të NATO-s.” tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat