Sot dy vite përballje me armikun e padukshëm, COVID

Shqipëria

Sot dy vite përballje me armikun e padukshëm, COVID

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

9 mars 2022 shënon dy vjetorin e nisjes së pandemisë të COVID në vendin tonë, ndërsa vijojmë të jemi ende në kthetrat e tij.

Dy rastet e para  në vendin tonë ishin babë e bir, në Tiranë, të cilët u pasuan nga dhjetëra të tjerë të infektuar dhe më pas vendosjen e karantinës dhe masave anticovid.

Që prej fillimit të pandemisë, janë shënuar 272,337 raste pozitive dhe janë shëruar 267,672 të infektuar.

3,483 humbën jetën gjatë kësaj lufte të vështirë, mes tyre mjekë e infermierë në vijën e parq të fronit, që vunë të parë jetën e qytetarëve pastaj të tyren.

Aktualisht në vendin tonë janë 1182 raste aktive me COVID, ku Tirana kryeson me 328 raste dhe pasohet nga Fieri me  201.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat