Hyn në ditën e dytë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri

Shqipëria

Hyn në ditën e dytë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në Shqipëri

Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:20
Protesta

Rritja e përgjithshme e çmimeve dhe në veçanti rritja e çmimit të naftës ka sjellë zemërimin e qytetarëve të cilët janë mbledhur sërish sot në ditën e dytë të protestës para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Në protestë marrin pjesë fermerë, studentë, pensionistë dhe qytetarë të Tiranës.

Ajo që vihet re është shtrëngimi i masave të policisë, ndryshe nga një ditë më parë.

Me pankarta në duar, qytetarët kanë bërë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës.

Protesta kundër rritjes së çmimeve janë duke u zhvilluar paralelisht në disa qytete të Shqipërisë pasditen e së enjtes.

Qytetarët kanë thënë se do të vazhdojnë sërish të protestojnë deri të shtunën ndërsa presin reflektim nga qeveria. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat