E gatshme për lidershipin e PD? Flet Rudina Hajdari

Shqipëria

E gatshme për lidershipin e PD? Flet Rudina Hajdari

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:00
Rudina Hajdari

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka shpjeguar se si mund të dilet nga kriza që ka pllakosur opozitën, konkretisht Partinë Demokratike, e cila pësoi tronditjen më të pa imagjinueshme në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke u renditur e treta.

“Lajmi i mirë i rezultatit të 6 marsit është se PS nuk pati rritje, pati shumë rënie në elektoratin e vet, lajmi i keq, por fakti është te PD, populli edhe pse mund të jetë opozitar në këto momente nuk votoi, apo të ketë një forcë të re opozitare, ajo çfarë pamë  ishte se njerëzit nuk ishin frymëzuar nga lidershipi qoftë nga ai i drejtuar nga Basha apo nga Berisha. Nuk ndjehen të frymëzuar nga lidershipi i opozitës. Pra njerëzit ndjehen të pafrymëzuar, e me anë të statusit thashë se ata duhet të hapin rrugë për një lidership të ri të PD-së. Këto dy persona mbajnë peng PD dhe duhet të hapin rrugë. Ka ardhur koha për një lidership të ri”, deklaroi Hajdari.

Por a do të pranonte Hajdari të ishte pjesë e lidershipitt të ri të PD-së, nëse do t’i bëhej një ofertë.

“Këto dy persona, Berisha dhe Basha po mbajnë peng PD dhe duhet të hapin rrugë. Ka ardhur koha për një lidership të ri. Të hapim një faqe të re të PD-së, e të ketë një lidership të ri të PD-së.Jam gati të bëhem pjesë e këtij grupimi të ri që të ketë një PD me vizion të qartë dhe që të ketë mundësi për ta çuar Shqipërinë përpara. Lidershipi i ri duhet të vijë nga një grupim, jo nga vendosja e një personi të caktuar. PD rrezikon të shuhet, ambicia kryesorë është ringritja e PD, pjesëmarrja në një grup, e më pas së bashku mund të krijojmë se si mund të zgjidhet lidershipi i ri. Grupimi duhet të formohet  me ata njerëz që kanë kontribute në PD, e që kanë mundësinë që ta udhëheqin PD”, theksoi Hajdari.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat