Rriten temperaturat javën e ardhshme

Shqipëria

Rriten temperaturat javën e ardhshme

Më: 13 mars 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Java e ardhme do të sjellë rritje të temperaturave në të gjithë territorin, si në vlerën minimale ashtu dhe në atë maksimale.

Dita e hënë do të vijojë të jetë me temperatura nën zero në orët e para të mëngjesit, për të arritur në 16 gradë gjatë ditës.

Ndërkohë nga dita e martë, të mërkurë dhe të enjten termometri do të shënojë rritje të temperaturave, ku pritet që në vlerat maksimale të arrijnë në 19 gradë celcius.

Ndërkohë ditën e premte pritet të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat