Borrell sot në Tiranë/ Takim me Ramën dhe Xhaçkën

Shqipëria

Borrell sot në Tiranë/ Takim me Ramën dhe Xhaçkën

Më: 15 mars 2022 Në ora: 08:30
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell viziton sot Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Mësohet se takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00.

Gjithashtu ai do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe lufta ka sjellë impaktet edhe në Europë, ndërsa pritet të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat