Demalia parashikon skenarin e errët për PD: Do të zgjasë!

Shqipëria

Demalia parashikon skenarin e errët për PD: Do të zgjasë!

Më: 18 mars 2022 Në ora: 00:38
Ilir Demalia

I dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin zhvilloi sot vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.

Publicisti Ilir Demalia u shpreh se pikërisht ndërhyrjet e huaja në politikë i kanë bërë dëm Shqipërisë dhe sipas tij "pluralizmit të rremë."

Demalia: Këto ndërhyrjet e të huajve gjoja për të mbajtur gjallë pluralizmin e rremë shqiptar më shumë i kanë bërë dëm Shqipërisë se sa kanë ndihmuar në procesin e zhvillimit të pluralizmit dhe demokracisë. Pluralizmi është në gjendje kome sot në Shqipëri, kemi nëj opozitë të shkatërruar, të fragmentarizuar dhe pa asnjë lloj strategjie, pa asjë lloj motivi dhe me një humbje të madhe besueshmërie në elektorat. Në anën tjetër kemi një mazhorancë e cila sundon në mënyrën më arrogante me një ngritje të paparë të zullumeve të saj, por që qëndron në pushtet për shkak të kësaj opozite kaq të dobët dhe pa ide. Unë e shoh si një gjendje shumë të vështirë dhe që do të zgjasë.

Unë nuk mendoj që PD e ka të keqen tek çarja e këtij 3-muajshi pas shpalljes non grata të Sali Berishës dhe largimit të tij nga Lulzim Basha nga Grupi Parlamentar i PD dhe më tej përjashtimi i tij nga PD. Berisha me Lulzim Bashën të cilin e krijoi dhe e ngriti vetë, është shkaktari kryesor i kësaj gjendje të PD pasi nuk ka lejuar demokracinë e brendshme në PD, ka sunduar me autoritarizëm dhe në mënyrë klanore dhe korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat