Gjykata e Tiranës njeh Kuvendin e Lulzim Bashës në PD

Shqipëria

Gjykata e Tiranës njeh Kuvendin e Lulzim Bashës në PD

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:08
Lulzim Basha

Gjykata e Tiranës regjistron statutin e Lulzim Bashës, të ndryshuar në 17 korrik 2021. Më 13 dhjetor të vitit të kaluar kreu i Partisë Demokratike dërgoi në gjykatë ndryshimet statutore të ndërmarra më 17 korrik në mbledhjen e parë të Kuvendin Kombëtar të PD.

Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua. Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat