A keni ndërmend të garoni për kryetar të PD? Përgjigjet Paloka

Shqipëria

A keni ndërmend të garoni për kryetar të PD? Përgjigjet Paloka

Më: 19 mars 2022 Në ora: 22:19
Edi Paloka

Deputeti i PD Edi Paloka ka deklaruar mbrëmjen e sotme se demokratët duan rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të partisë.

Teksa është pyetur nëse ka ambicie për të marrë drejtimin e PD, Paloka u shpreh në një intervistë televizive se edhe ia mund të garojë, por ripërsëriti se rikthimi i Berishës erdhi si nevojë e demokratëve.   

Paloka: Këto 30 vite eksperiencë më kanë bërë realist dhe të kem një nuhatje politike. Në këtë moment demokratët e kanë bërë zgjedhjet e tyre brenda PD dhe është Berisha. Rikthimi i Berishës erdhi si nevojë i demokratëve. Unë do të mbështesë Berishën.

A kam ambicie për më tej? Sigurisht çdo kush ka ambicie në politikë, por jeta vazhdon. Përderisa ne po i krijojmë kujtdo që të garojë pse jo dhe unë në një të nesërme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat