Vdekja e dy minatorëve në minierën e kromit në Tropojë, arrestohet për shkelje të rregullave në punë drejtori teknik i galerisë

Shqipëria

Vdekja e dy minatorëve në minierën e kromit në Tropojë, arrestohet për shkelje të rregullave në punë drejtori teknik i galerisë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Është arrestuar nga policia drejtori teknik i minierës së kromit në Tropojë, ku ditën e djeshme ndërruan jetë 2 minatorë si pasojë e shembjes së galerisë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:

A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.

Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat