Salianji-Bardhi: Të dalim me një mesazh për bashkim

Shqipëria

Salianji-Bardhi: Të dalim me një mesazh për bashkim

Më: 23 mars 2022 Në ora: 20:31
Ervin Salianji

Mbledhja e kryesisë së PD që pop zhvillohet në selinë blu, ka në qendër të diskutimeve negociatat me palën tjetër.

Pas Helidon Bushatit, edhe Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara, ndërkohë që ka kërkuar ngritjen e një grupi ku të gjithë të jenë të përfaqësuar.

Salianji i ka kërkuar Alibeajt që të mblidhet menjëherë këshilli Kombëtar për t’i dhënë legjitimitetin formal.

Ndërkohë që Sekretari i përgjithshëm I PD-së, Gazment Bardhi theksoi se nga mbledhja duhet të dilet me një mesazh për bashkim.

Pjesë nga diskutimi:

Salianji: Te ndertojme nje grup dhe zgjidhje qe e ben bashkimin funksional per te gjithe ku te gjithe mund te perfaqesohen si ngjyrime.

Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Keshilli Kombetar qe te jape legjitimitetin formal.

Ervin Salianji: Salianji: të hiqen dyert e hekurit, te tregojme me simbolike hapjen e partise.

Gaz Bardhi: Dyert jane te hapurt

Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, ti heqim

Gazment Bardhi: Se pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert jane te hapura, dhe jane ceshtje te administrates. S’ja vlen te merremi ne kryesi me kete. Se dyti per zgjedhjet e vitit 2023. Eshte propozyar me idene qe do pranohej nga te dy palet, duke bere zgjedhje te bahkuar. Jam dakord edhe une qe te dalim me mesazh per bashkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat