Berisha reagon pas vendimit të gjykatës, bën thirrje për bashkim

Shqipëria

Berisha reagon pas vendimit të gjykatës, bën thirrje për bashkim

Më: 25 mars 2022 Në ora: 14:41
Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, bashkë me Grupin e Rithemelimit të PD-së.

Pak para nisjes së mbledhjes së parashikuar nga grupi i Rithemelimit, Berisha dha mesazhin e tij të qartë për demokratët.

“Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe. Mesazhi për demokratët është: bashkim, bashkim, bashkim. Do të dal në një takim të shkurtër prapë”, tha ai.

Gjykata e Tiranës njohu sot ndryshimet në statut të Kuvendit Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor, që u thirr nga Sali Berisha.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso deklaroi se tashmë PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Ndërsa, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se vendimi është skandaloz dhe do e ankimojnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat