Ambasadori i Shkupit: BE të njohë Shqipërine e Maqedoninë e Veriut faktorë stabiliteti

Shqipëria

Ambasadori i Shkupit: BE të njohë Shqipërine e Maqedoninë e Veriut faktorë stabiliteti

Më: 25 mars 2022 Në ora: 15:58
Dancho Markovski:

Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka bllokuar edhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian deri sa Shkupi e Sofia të arrijnë një marrëveshje.

Dancho Markovski: "Deri tani janë realizuar katër takime. Kemi përpjekje për të krijuar besim. Kjo do të thotë se marrëveshja që do të arrijmë do të qëndrojë gjatë. Me Shqipërinë mike kemi udhëtuar bashkë gjatë këtyre viteve, ajo cka unë kërkoj dhe dua si ambasador është që BE të na njohë, po ashtu që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të gjenerojnë stabilitet"

Lufta në Ukrainë është një tjetër moment i vështirë për bashkimin Europian.

Por, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Dancho Markovski nga Pusteci tha se nuk pret që ajo të ndikojë në procesin e zgjerimit.

Dancho Markovski:"Jo, mendoj të kundërtën, presim një sens politik nga Brukseli, Washington dhe të gjitha shtetet e tjera të mëdha. Situata në Ukrainë ka treguar se nevojën e stabilitetit, vecanërisht në Ballkan. Vendet tona ndodhen në kufij të BE dhe në një mënyrë mbrojmë edhe BE"

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në Futboll, bëri historinë duke kaluar në Finalet e Botërorit Katar 2022 pasi eleminoi Italinë.

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, zbulon se e kishte paralajmëruar ambasadorin në ikje të BE Italianin Luigi Soreca.

Dancho Markovski:"Më vjen shumë keq që ta them publikisht, ditën e djeshme në takimin e fundit me ambasadorin Soreka unë i thashe që do të mundej Italia. Të gjithë qeshën. Do ta telefonoj për ta pyetur! Jam i lumtur sigurisht"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat