Tritol pronës së Xhemal Bushatit, reagon PD

Shqipëria

Tritol pronës së Xhemal Bushatit, reagon PD

Më: 26 mars 2022 Në ora: 10:20
Xhemal Bushati

Dy shpërthime tritoli tronditën Shkodrën në orët e para të ditës së sotme. Shpërthimet ndodhën në dy godina të ndryshme, ku njëra prej tyre është në pronësi të kandidatit të PD-së për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Në një reagim për mediat, PD dënon sulmin duke theksuar se gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Reagimi i PD:

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat