Kreshnik Spahiu: Fajin për rritjen e çmimit të karburanteve e ka totalisht shteti

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Fajin për rritjen e çmimit të karburanteve e ka totalisht shteti

Më: 28 mars 2022 Në ora: 22:37
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje skype në emisionin Open në Top Channel tha se fajin për rritjen e çmimit të karburanteve e ka shteti shqiptar.

Ai tha se është vendosur një çmim abuziv pasi në të gjitha vendet ku merret nafta ka çmim fiks.

“Në të gjitha analizat, përgjegjësinë për rritjen e çmimit e ka qeveria dhe jo tregtarët e naftës. Do ju jap një sërë arsyesh. Shqipëria importon 100% të naftës. Në momentin që Shqipëria u zhvesh nga pronësia e prona e saj, dhe e ka lënë në dorë të paditur, ka ardhur ky çmim abuziv.

Shqiptarët të kuptojnë që ndryshe nga produktet e tjera, nafta ka çmim fiks. A e merr në Moskë, a Arabi Saudite, ka të njëjtin çmim”,  tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat