Bëri nivelim të tokës së tij në kundërshtim me ligjin, ndiqet penalisht 32-vjeçari në Memaliaj

Shqipëria

Bëri nivelim të tokës së tij në kundërshtim me ligjin, ndiqet penalisht 32-vjeçari në Memaliaj

Më: 29 mars 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Një 32 vjeçar me inicialet P.K banues në Memaliaj, është referuar për ndjekje penale pasi në fshatin Vasjar, pranë rrugës nacionale, është konstatuar duke bërë nivelim të pronës së tij, me materiale inerte, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.

Rastet e tokave me pronarë të zaptuara nga intertet dhe të çuara për ndjekje penale kanë qenë të paktën 6 që prej vitit të kaluar por ende nuk ka pasur vendime penalizuese ndaj tyre.

Më problematike sa i takon zaptimit nga inertet mbeten tokat publike pa pronarë sidomos buzë lumenjve Drino e Vjosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat