Aksident në aksin Levan-Tepelenë, ndërron jetë 37-vjeçari

Shqipëria

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, ndërron jetë 37-vjeçari

Më: 1 prill 2022 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ndodhi këtë mbrëmje në aksin në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj rreth orës 18:45.

Shoferi Indrit Rushitaj, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin Fatjon Lalaj, 34 vjeç, banues në Çorrush të Mallakastrës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat