Alarmoi policinë, ja çfarë u gjet në valixhen e braktisur në Fier

Shqipëria

Alarmoi policinë, ja çfarë u gjet në valixhen e braktisur në Fier

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një valixhe e dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm policinë e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi se valixhja e braktisur u gjet në qendër të Fierit. Por pas kontrollit të forcave xheniere, rezultoi se valixhja ishte bosh.

Kuçi raportoi se valixhja ishte harruar në rrugë, nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.

Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat