Kur pritet të kthehen temperaturat e ngrohta të pranverës?

Shqipëria

Kur pritet të kthehen temperaturat e ngrohta të pranverës?

Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:21
Ilustrim

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Këtë mesditë është bllokuar rruga e Arbrit si pasojë e shembjes së një dheu masiv në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë.

Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, në zonat malore ka pasur reshje dëbore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në terren borëpastrueset për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve. Situata problematike ka pasur në Theth dhe në Dardhë të Korcës. Në këto zonë trashësia e borës është 15 cm.

Sinoptikanja Lajda Porja thotë se kjo situatë do të zgjasë deri ditën e martë, kur pritet që temperaturat të kapin vlerën e mbi 20 gradë Celsius.

Në datën 10 prill do të kemi një rikthim të reshjeve në vend, ndërsa pas datës 15 do të kemi vetëm mot me diell. Ky muaji pritet të jetë i lagësht, por ndryshe nga marsi do të kemi temperatura të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat