Orteku bllokon 15 turistë në Theth

Shqipëria

Orteku bllokon 15 turistë në Theth

Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës por problemet më të mëdha janë evidentuar në Theth, aty ku 15 turistë kanë mbetur të bllokuar, në pamundësi për t’u kthyer.

Shkak është bërë rënia e ortekëve në zonën e Qafës së Thorës ku  dëbora që shkon deri në disa metra  ka bllokuar rrugën.

Disa borëpastruese dhe banorët gjatë gjithë ditës kanë punuar për hapjen e aksit rrugor. Ndërsa në Malësinë e Madhe dëbora ka përfshire zonën e Kelmendit ku në Lëpushe dhe Vermosh shkon deri në 50 cm. Banorët atje ankohen për shkëputje të shpeshta të energjisë elektrike.

Reshjet intensive të dy ditëve të fundit sollën problematika dhe në Rrugën e Arbrit, në Qafën e Murrizit, ku rrëshqitjet e dheut kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve drejt Tiranës dhe anasjelltas, ndërkohë po punohet nga ana e firmës kontraktore për zhbllokimin e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat