A po mbaron pandemia? Rakacolli: Nuk duhet të ndalen vaksinimet

Shqipëria

A po mbaron pandemia? Rakacolli: Nuk duhet të ndalen vaksinimet

Më: 4 prill 2022 Në ora: 22:50
Mira Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se pavarësisht përmirësimit të situatës së covid-19, nuk duhet të ndalojë procesi i vaksinimit.

E ftuar në “Open”, Rakacolli tha se vaksinimi duhet për të mos e rënduar situatën dhe të çojë në një skenar të keq.

Mira Rakacolli: Skenarët u paraqitën shumë qartë. Nuk dua të ndalem te parashikimi i skenarëve por do fokusohem çfarë duhet të bëjmë ne të mos shkojmë te skenari i keq. Rastet e shtruara në spital dhe jetët e humbura, kanë qenë kryesisht pa vaksina. Për të mos e rënduar situatën në vjeshtë dhe dimën, duhet të vazhdojë procesi i vaksinimit dhe mbajtja e maskës. Do doja të bëja thirrje për opinioni që të vaksinohen dhe të mos e neglizhojnë situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat