Rrëzohet betoniera, dëmtohet rëndë 60-vjeçari

Shqipëria

Rrëzohet betoniera, dëmtohet rëndë 60-vjeçari

Më: 5 prill 2022 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është rrëzuar betoniera me të cilën po punonte në një kantier Palasë të Dhërmiut.

Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 05.04.2022,  rreth orës 12:15, në fshatin Palasë, Dhërmi, mjeti tip betoniere, me drejtues shtetasin Th. P., rreth 60 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një kantier është rrëzuar dhe si pasojë ka marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat