Shqiptarët mbështesin Ukrainën, Yuri Kim i bashkohet marshimit

Shqipëria

Shqiptarët mbështesin Ukrainën, Yuri Kim i bashkohet marshimit

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i është bashkuar manifestimit në Tiranë për luftën në Ukrainë.

Qytetarë shqiptarë së bashku me komunitetin ukrainas nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej”. I gjithë marshimi do të vijojë për rreth tre orë.

Pjesë e tij është edhe Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov. Në mbështetje të tyre ka edhe shumë qytetarë shqiptarë.

Ata janë ndalur te ambasada ukrainase, ku do të ketë edhe fjalime. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, i cili po e ndjek nga afër këtë manifestim do të transmetohet gjithashtu një mesazh nga kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko. g.v

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat