Rama niset drejt Berlinit! Nga takimi me kancelarin Scholz dhe Presidentin e Gjermanisë, tek konferenca e përbashkët, zbardhet axhenda

Shqipëria

Rama niset drejt Berlinit! Nga takimi me kancelarin Scholz dhe Presidentin e Gjermanisë, tek konferenca e përbashkët, zbardhet axhenda

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:39
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjermani dhe është nisur drejt Berlinit në kuadër të vizitës së tij tre ditore.

Sipas axhendës së kryeministrit, ai ka mbërritur sot në Gjermani, ndërsa ditën e nesërme do të zhvillojë takimet me zyrtarët e lartë të shtetit.

Fillimisht, ai do të takojë kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey e më pas Presidentin Frank-Walter Steinmeier.

Në orën 18:00, Rama do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz e më pas në orën 18:15 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

AGJENDA E VIZITËS ZYRTARE TË KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË, Z. EDI RAMA 

NË GJERMANI

Berlin, 10-12 prill 2022

E diel, 10 prill

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron

 15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

 E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat