Përfundon mbledhja e qeverisë, Manastirliu bën publike vendimin e rëndësishëm

Shqipëria

Përfundon mbledhja e qeverisë, Manastirliu bën publike vendimin e rëndësishëm

Më: 13 prill 2022 Në ora: 14:01
Ogerta Manastirliu

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dalë në një komunikim përpara kryeministrisë.

Manastirliu bëri me dije se janë të angazhuar që në Republikën e Shqipërisë të mos mungojë asnjë  material mjekësor.

“Dua të garantoj se kemi të gjitha alternativat për barnat mjekësore përkatëse.

Ne jemi të angazhuar për të mos pasur mungesë për barna dhe material mjekësore të në të gjithë Shqipërinë,.

Ne krijojmë kushte që të kemi marrëveshje kuadër, pasi lejon jo vetëm që të kesh lehtësi, por edhe me furnizimin. Kemi 4 vite që kemi krijuar këtë mundësi të re”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat