Mustafaj: Basha po gabon rëndë

Shqipëria

Mustafaj: Basha po gabon rëndë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 20:53
Besnik Mustafaj

I ftuar në emisionin “Radari Informativ”, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka folur për përplasjen Berisha-Basha.

I pyetur se si i komenton deklarata e Bashës që i kërkon SPAK-ut të nisë hetimet ndaj Berishës, Mustafaj tha se kjo është një të njëjtën linjë me Ramën.

Sipas tij Basha nuk mund ta largojë Berishën nga jeta politike me anë të SPAK.

Ndërkohë Mustafaj ka thënë se edhe Berisha po harxhon kohë kot dhe mund t’i kthehen në bumerang akuzat që po bën ndaj Bashës ku thotë se ka dosje në SHBA.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Basha ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet për Berishën dhe ndaj të gjithë atyre të shpallur non-grata?

Mustafaj: E ka thënë Edi Rama, janë në një linjë. Është një mënyrë për t’i bërë presion SPAK-ut. Gjithsesi nëse Basha mendon se mund të heqë Berishën nga politika përmes SPAK gabon rëndë. Unë shoh një përpjekje të madhe të Berishës për t’i bashkuar demokratët për të bashkuar partinë. Ne shohim se Alibeaj vazhdon të jetë kryetar i grupit parlamentar.

Xhokaxhi: A është vërtetë kështu, apo Berisha nuk ka vota?

Mustafaj: Ka një grup deputetësh që nuk e duan më rikthimin e Bashës por duan t’i rrisin peshën vetes në këtë proces.

Xhokaxhi: Ndërkohë në anën tjetër kemi zotin Berisha i cili thotë se Basha nuk shkon dot në Amerikë se ka dosje?

Mustafaj: Për mua Berisha futet në një fushë të pasigurt, ku vetëm ai mund të thojë fakte të paverifikueshme nga opinioni publik. Për mua është energji e harxhuar kot, energji që mund të kthehet kundër Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat