SHBA e ka shpallur ‘non-grata’, Tom Doshi shfaqet në të njëjtin ambient me ambasadoren Kim

Shqipëria

SHBA e ka shpallur ‘non-grata’, Tom Doshi shfaqet në të njëjtin ambient me ambasadoren Kim

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:53
Ata janë parë sot të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Kryeqytet

Ish-deputeti Tom Doshi, i cili është shpallur ‘non-grata’ nga SHBA, është vënë jo pak herë në qëndër të deklaratave të ambasadores Yuri Kim.

Yuri Kim, me ngulm ka kërkuar që ai të mos ishte më pjesë aktive në politikën shqiptare.

Por ndonëse ‘non grata’ i ka ndarë, Zoti i ka bashkuar Doshin dhe Kim.

Image
Ata janë parë sot të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Kryeqytet

Ata janë parë sot të pranishëm në Katedralen e Shën Palit në Kryeqytet teksa kanë marrë pjesë në meshën e zhvilluar me rastin e Pashkëve, meshë e drejtuar nga kreu i Kishës Katolike në vendin tonë, Imzot Arjan Dodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat