Aksident i trefishtë në Korçë, një i plagosur

Shqipëria

Aksident i trefishtë në Korçë, një i plagosur

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:30
Aksident

Një aksident i trefishtë është shënuar mesditën e sotme, 18 prill  në Korçë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në lagjen nr. 14, Korçë, janë përfshirë në një aksident tre mjete konkretisht, mjeti tip "Peugeot", me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip "Land Rover" me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip "Opel", i cili ndodhej i parkuar në rrugë.

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi j mjetit "Land Rover", shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat