Arrestohet një nga autorët e grabitjes në Kamzë

Shqipëria

Arrestohet një nga autorët e grabitjes në Kamzë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Filiali 2”.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Kamzë.

Identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët që dyshohet se vodhi nën kërcënimin e një arme, një shumë parash, në filialin e Postës Shqiptare.

Shpallet në kërkim bashkautori tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat