Duka zbulon emrin: Ky është kandidati më i mirë i opozitës për president i ardhshëm

Shqipëria

Duka zbulon emrin: Ky është kandidati më i mirë i opozitës për president i ardhshëm

Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:48
Agron Duka

I ftuar në një intervistë televizive, Agron Duka ka folur për emrin e presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

Kur iu kërkua të thoshte një emër Duka veçoi Dashamir Shehin për të cilin foli me superlativa duke thënë se është një politikan që qëndron mbi palët dhe me integritet. Por Duka tha se në asnjë rast vota e tij nuk mund të shkojë për një kandidat që është pjesë aktive e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Vlerësimi skandaloz është më e pakta ajo që ka thënë Rama për Ilir Metën, ai para marrëveshjes ka thënë akoma edhe më shumë. Nëse presidenti nuk ka varësi nga Rama do të ishte e mirë për opozitën.

Keni një emër? Nuk ka rëndësi fare, për mua. Nëse do të zgjidheshin nga opozita ka emra plot me integritet, siç është Dashamir Shehi një i djathtë i thekuar që nuk bën kompromis kurrë në kurriz të kushtetutës. Ai është gjithmonë në favor të njerëzve e ka treguar koha ndër vite. Si Dashi ka shumë nga opozita. Nga e majta kam parë shumë emra që janë të panueshëm, edhe për Valentina Leskajn, Mimi Kodhelin janë emra të nderuar po jo Lindita Nikolla. Unë nuk kam asgjë personale, unë s’mund të votoj një nga këto që janë anëtare të grupit parlamentar të PS”, tha Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat