Rama sulmon opozitën: Po bashkoheni si zogjtë e korbit pas “të vdekurit”

Shqipëria

Rama sulmon opozitën: Po bashkoheni si zogjtë e korbit pas “të vdekurit”

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:33
Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përsëriti edhe njëherë thirrjen ndaj opozitës që të mos shkojë pas ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama i kërkoi opozitës të propozojë një kandidaturë bindëse për presidentin e ri dhe mazhoranca do ta votojë pa problem.

“A ja kisha thënë? Sa herë ia kisha thënë? Mos shkoni pas të vdekurit. Doni të shkoni? Vazhdoni. Si me të vdekurin si me atë që mungon nuk na mundni dot. Ju jetoni në mohim. Nuk e shihni realitetin. Kur i vdekuri thotë ka vdekur Amerika se ka rënë në duart e nuk e di se kujt është më keq se kaq. Ai që iku po të kishte dëgjuar pak më vëmendje do të ishte këtu akoma. Mos e merrni lehtë. Kam dëgjuar që po i bashkoheni si zogjtë e korbit dhe do bëheni qesharakë”.

“Kam një shqetësim që iu nuk do ta kuptoni dot. Shqetësimi im është që ne këtu nuk jemi për partitë tona, partitë janë për vendin tonë. Mos ia lini Shqipërisë gurin në qafë me të lyer bardheblu. Për  të tjerat vazhdoni se ne këtu jemi. Për presidentin do të bëni konsultimet e nevojshme nëse do të jepni kandidaturë bindëse do ta votojmë pa asnjë problem. Nuk do zgjedhim një president nga grupi i PS, por që përfaqëson më shumë se shumica. Nëse ju do ta ndihmoni do të bëni një punë të mirë për vendin”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat