“Patronazhistët” në celularë, pasojat e skandalit, rrezik për hakërimin e të dhënave”

Shqipëria

“Patronazhistët” në celularë, pasojat e skandalit, rrezik për hakërimin e të dhënave”

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Që pas shpërndarjes së databases me të dhënat e shqiptarëve kohët e fundit të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale po bien së fundi pre e vjedhjes së të dhënave. Eksperti i teknologjisë dhe informacionit, Gent Progni rekomandon qytetarët që asnjë link i tillë që vjen në telefonin tuaj nuk duhet të klikohet, pasi përbëjnë rrezik për hakërimin e të dhënave.

Nëse në telefonin tuaj kanë mbërritur të tilla mesazhe ku u kërkohet të klikoni mbi linkun përkatës ju nuk duhet ta bëni.

Që pas shpërndarjes së databases me të dhënat e shqiptarëve kohët e fundit të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale po bien së fundi pre e vjedhjes së të dhënave.

Me anë të mesazheve në rrjetin social facebook, apo në adresën e-mailit qytetarëve u vijnë linqe të ndryshme.

Por eksperti i IT Gent Progni thotë se këto linqe nuk duhet të klikohen pasi përbëjnë rrezik për hakërimin e të dhënave.

"Njerëzit duhet të kenë shumë kujdes në mesazhet që marrin, ët mos klikojnë asnjë URL. Klikimi i URL-së i jep automatikisht akses në pajisje personave dhe nga ky akses në SMS që vjen në e-Albania ata mund të marrin kodin 4 shifror dhe mund të logohen në të gjitha llogaritë e tyre personale", tha Progni.

Rrezik për të rënë pre e këtyre sulmeve kibernetike janë grupmoshat e mëdha.

"Sa më e vogël të jetë kultura e përdorimit të internetit, aq më sukses do ketë edhe hakeri. Mosha më e rrezikuar është mosha e thyer", tha ai.

Sipas ekspertit institucionet duhet të marrin masa që të dhënat e qytetarëve të jenë sa më të sigurta.

"Duhet një investim më i madh i zyrës së njësisë C në policinëe shtetit. Duhet staf më i madh, rroga më të mëdha. Nuk është investuar sa duhet. Drejtuesit mund të jenë shumë të aftë, por nëse nuk ke burimet njerëzore e ke të pamundur të hakërosh drejt hakerave të tillë", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat