Roli i Bordit të Transparencës në rritjen e çmimeve? Spaho: Abuzimin e përkohshëm duan ta bëjnë të përhershëm

Shqipëria

Roli i Bordit të Transparencës në rritjen e çmimeve? Spaho: Abuzimin e përkohshëm duan ta bëjnë të përhershëm

Më: 21 prill 2022 Në ora: 22:45
Mateo Spaho

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho, është shprehur se zanafilla e krizës në vendin tonë është ndërkombëtare dhe jo shqiptare.

Spaho teksa ka folur për rritjen e çmimit të karburanteve, tha se në vendin tonë janë dy kompani që importojnë naftë në vendin tonë. Sipas tij këto kompani ua shesin të tjerëve naftën, ndërsa fitimi është më i madh nga fitimi i planifikuar.

Mateo Spaho: Zanafilla e krizës është ndërkombëtare dhe jo shqiptare. Se sa i  thellë është impakti i krizës duket nga cilësia e menaxhimit që çdo vend ka pasur.

Kemi pasur një rritje me 30 lekë të vjetra të taksave për çdo litër karburant dhe në të njëjtën kohë kemi një situatë ku pjesën më të madhe  të importeve e bëjnë vetëm dy kompani. Këto dy kompani ua shesin të tjerëve. Ka 1,5 lekë më shumë se sa duhet, përtej edhe fitimit të planifikuar. Kjo ka ndodhur sepse kanë qenë institucionet qeveritare që e kanë toleruar ose kanë bashkëpunuar.

Ndër të tjera ai tha se bordet që janë krijuar në mënyrë transparente kanë përfituar nga rritja e çmimit të naftës.

Mateo Spaho: Në këtë situatë bëhet një bord që në mënyrë transparente ka përfituar dhe ka krijuar këtë situatë. Këta duan të zgjidhin problemin që kanë krijuar? Dyshoj se nuk do ta bëjë.

Spaho tha se krijimi i bordeve ka dy efekte:

1- Efekti ekonomik është se situatën e përfitimit të përkohshëm ta bëjë të përhershëm, abuzimin e përkohshëm ta bëjnë të përhershëm.

2- Dhe nga ana tjetër që njerëzit e thjeshtë të mendojnë se tani  që kemi bordin do të zgjidhjen çështjet, ndërkohë që shteti shqiptar ka 11 inspektoriate. Këto bëjnë fushat sepse shteti nuk funksionon. Në këtë aspekt e gjithë kjo histori është që t’u tregojmë njerëzve një film të bukur.

Më tej eksperti u shpreh: Shqipëria ka humbur fuqi blerëse në raport me vendet e BE-së dhe çfarë është më e rëndë ka humbur fuqi blerëse me vendet e rajonit.

Ne po ngelemi të fundit në Ballkan jo ne Europë. Ne kemi rritje ekonomike, po  kjo rritje shkon në 5-6 biznese të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat