Zjarri në komisariatin e Kamzës/ 26-vjeçari humbi jetën, lihen në burg dy punonjësit e policisë

Shqipëria

Zjarri në komisariatin e Kamzës/ 26-vjeçari humbi jetën, lihen në burg dy punonjësit e policisë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Dy efektivët e policisë së komisariatit të Kamzës, i cili u përfshi nga flakët disa javë më parë, ku humbi jetën dhe 28-vjeçari Arben Mici janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës të premten.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e efektivëve Hajredin Boja dhe Fatmir Isufi, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.03.2022, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Tiranë është krijuar një vatër zjarri në dhomat e sigurisë të të arrestuarve. Gjatë kësaj kohe, në dhomat e sigurisë kanë qenë të shoqëruar shtetasit me iniciale D.I dhe A.M të cilët kanë marrë dëmtime shëndetësore nga asfiksimi i tymit të krijuar. Shtetasi me iniciale A.M  pas marrjes së ndihmës mjekësore si pasojë e asfiksimit ka ndërruar jetë në spital. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Arrestit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim me iniciale H.B dhe F.I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 744 Akti, datë 29.03.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.B.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim H.B, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F.I.

-Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim F.I, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja  në  apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale  F.I. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj. Elbana Lluri, me vendimin nr. 364, datë 21.04.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr.744 akti, datë 29.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Tiranë, 21.04.2022 Gjykata e Apelit Tiranë

Dinamika e ngjarjes

Zjarri ra në në ambientet e Komisariatit e Policisë në Kamëz, më 26 mars, rreth orës 21:00. fillimisht u raportua se zjarri shkaktoi vetëm disa dëme materiale.

Menjëherë pas rënies së zjarrit janë lajmëruar focat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll zjarrin. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga punonjësit policisë që ndodheshin në ambientet e brendshme.

Më pas, u mësua se si paspojë e flakëve ishte regjistruar një viktimë. Viktima ishte pikërisht 26-vjeçari Arben Mici, ndërsa bashkëpunëtori ishte Dilaver Idrizi, që hodhi bashkëjetuesen e tij nga ballkoni.

Avokati i Populli: Të përmirësohen kushtet pranë njësive policore

Avokati i Populli ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e shtunë në ambientet e Komisariatit nr.5 në Tiranë, ku si pasojë e një zjarri humbi jetën një person i ndaluar nga policia e u lënduan një tjetër i arrestuar dhe një efektiv.

Avokati i Popullit u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar.

Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, thotë se “për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare”.

“Në rekomandimin më të fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale”, theksohet ndër të tjera në reagim.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore jep informacion për ngjarjen

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e në Komisariatin e Policisë së Kamzës ku ka humbur jetën një person si pasojë e flakëve humbi jetën.

Zjarri është shkaktuar nga i riu që ndërroi jetë për shkak të plagëve Arben Mici si dhe Dilaver Idrizi i arrestuar pak ditë më parë pasi kishte dhunuar dhe më pas kishte hedhur nga kati i tretë bashkëjetuesen e tij.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ata kishin mjete ndezëse dhe kanë shkaktuar zjarrin i cili më pas është përhapur në pjesën tjetër të godinës, duke i marrë jetën njërit prej tyre dhe duke lënë të lënduar dy persona të tjerë.

Arrestohen efektivët për ngjarjen

Në lidhje me zjarrin në Komisariat janë arrestuar dy oficerë sigurie F. I., 64 vjeç dhe H. B., 64 vjeç, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”

Ndërsa janë vënë nën hetim L. M., 64 vjeç, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë për personat e ndaluar dhe Y. Ç., 44 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Dilaver Idrizi është njëri nga personat përgjegjës për zjarrin në komisariatin e Kamzës mbrëmjen e djeshme, për shkak të të cilit humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.

Në bashkëpunim me Arben Micin, të riun që ndërroi jetë për shkak të plagëve Idrizi i ka vënë flakën ambientit të policis, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Ata kishin mjete ndezëse dhe kanë shkaktuar zjarrin i cili më pas është përhapur në pjesën tjetër të godinës, duke i marrë jetën njërit prej tyre dhe duke lënë të lënduar dy persona të tjerë.

Arrestohen oficerët e sigurisë në lidhje me ngjarjen

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy oficerë sigurie F. I., 64 vjeç dhe H. B., 64 vjeç, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”

Ndërsa janë vënë nën hetim L. M., 64 vjeç, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë për personat e ndaluar dhe Y. Ç., 44 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Bashkëjetuesi e hodhi nga ballkoni rrëfimi i gruas nga spitali: Më tha mos trego se do të vras!

Një rrëfim tronditës në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘Neës24’! Bëhet fjalë për Valbona Hysenin, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin e gazetares Evis Ahmeti, gruaja, e cila dergjej në një shtrat spitali dhe rënkonte vazhdimisht, tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.

Për ngjarjen në fjalë akuzohet Dilaver Idrizi. Gruaja, e cila dergjej në një shtrat spitali dhe rënkonte vazhdimisht, tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.

“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat