Aksident në Lushnje, motoçikleta përplaset me kamionçinën, plagoset drejtuesi

Shqipëria

Aksident në Lushnje, motoçikleta përplaset me kamionçinën, plagoset drejtuesi

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën rurale Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur Kthesa e Ngurrëzës.

Mjetit tip kamioçinë ka përplasur një motoçikletë.

Drejtuesi Konstandin Sylari është dëmtuar rëndë nga përplasja dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Drejtuesi i kamionçinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat