Balla uron Macron: Fitore e rëndësishme e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme

Shqipëria

Balla uron Macron: Fitore e rëndësishme e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme

Më: 24 prill 2022 Në ora: 20:46
Emanuel Macron

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgëzuar Emanuel Macron për mandatin e dytë si President i Francës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kjo është një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Përgëzime Emanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar  kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat