Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Më: 25 prill 2022 Në ora: 07:23
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin Veriore dhe në Juglindje të Shqipërisë, ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e mesatere në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit do të jenë të përfshira nga një sistem i dendur vranësirash, i cili parashikohet të gjeneroj reshje dëbore në këto rajone. Qënra e kontinentit po_ashtu do të jetë me mot të paqëndrueshëm, KU vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Ndërsa Jugu i kontinentit Europian MBETET në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Kosova

Vijonë moti i qëndrueshëm të dominoj territorin e Kosovë, KU në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese. Parashikohet që në gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të theksohen, KU më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të vendit POR nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkanin perëndimor do të sjelli në territorin e MV mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë paradite. Ndërsa pasditja thekson përkohësisht vranësirat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat