Ndjekje si në filma ndaj një makine, automjeti i shpëton dy post-blloqeve

Shqipëria

Ndjekje si në filma ndaj një makine, automjeti i shpëton dy post-blloqeve

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Ndjekje si nëpër filma nga policia e Elbasanit ndaj një automjeti tip Opel.

Korespondenti i Panorama bën me dije se mjeti ka qenë duke ecur me shpejtësi në aksin Elbasan-Metalurgji ku i është bërë me shenjë që të ndalojë.

Edhe pse policia i është vënë nga pas, automjeti ka mundur t’i shpëtojë dy pikave të ngritura si nga policia e rendit ashtu dhe nga ajo Rrugore.

Mësohet se makina është nisur në drejtim të Tiranës dhe aktualisht është njoftuar policia e kryeqytetit për të vijuar ndjekjen e këtij mjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat