Rama inspekton punimet në Vlorë, Basha në kafe me demokratët në qytet

Shqipëria

Rama inspekton punimet në Vlorë, Basha në kafe me demokratët në qytet

Më: 29 prill 2022 Në ora: 19:04
Lulzim Basha

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëtuar këtë të premte drejt Vlorës, për një takim me demokratët.

Basha po zhvillon një takim me strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës. Ish-kreu i demokratëve, që dha dorëheqjen pas disfatës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në intervistën për media refuzon të bëjë deklaratë politike kur u pyet në lidhje me referendumin demokrat ditën e nesërme, të thirrur nga Sali Berisha.

I pyetur se përse ka zgjedhur të jetë sot në Vlorë njësoj me kryeministrin Rama, Basha thotë se nuk e dinte se ishte prezent dhe kryeministri.

Në këtë takim demokrati Basha erdhi i vetëm, i pa shoqëruar nga deputetët demokrat apo qytetarët e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat