Aksidenti në Lanë, plagosen dy pasagjerët e mjetit që u zu poshtë nga autobusi

Shqipëria

Aksidenti në Lanë, plagosen dy pasagjerët e mjetit që u zu poshtë nga autobusi

Më: 29 prill 2022 Në ora: 20:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit në lumin Lanë.

Policia në informacionin zyrtar ka bërë me dije se janë dëmtuar dy pasagjerët e automjetit që është zënë poshtë nga  autobusi që kanë rënë lumin Lana.

“Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.”- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat