Breshër në Tiranë, ulen temperaturat ditët e para të majit

Shqipëria

Breshër në Tiranë, ulen temperaturat ditët e para të majit

Më: 2 maj 2022 Në ora: 06:37
Ilustrim

Dita e parë e majit, ndonëse ka nisur me mot të kthjellët e me diell, pjesën e dytë të ditës në disa rrethe të vendit është shoqëruar me reshje shiu e madje edhe me breshër.

Sipas meteorologëve, java e parë e muajit të fundit të pranverës do të nisë me ndryshim të kushteve atmosferike.

Kështu, dita e hënë parashikohet me reshje në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë lokalisht intensive në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Vlorë, dhe mesatare në qarqet e tjera.

Edhe temperaturat do të pësojnë rënie me disa gradë. E hëna dhe e marta parashikohet të kenë temperatura nga 5 gradë Celsius minimalet në 21 gradë vlerat maksimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat