8 bashki të Shqipërisë me 60% të popullsisë të pavaksinuar

Shqipëria

8 bashki të Shqipërisë me 60% të popullsisë të pavaksinuar

Më: 2 maj 2022 Në ora: 18:40
foto ilustrim

8 bashki në Shqipëri kanë afro 60 % të popullsisë të pa vaksinuar. Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik pohojnë se shumica e bashkive me mbulesë të ulët vaksinale janë në veri, por nuk mungojnë edhe Elbasani, Vora dhe Kamza.

“Në këto momente jemi duke punuar me zonat të cilat janë më problematike. Kemi nxjerrë të gjitha bashkitë që kanë një përqindje vaksinimi jo shumë të kënaqshme. Elbasani është një zonë që ka një ulje të % të vaksinimit në krahasim me zonat e tjera, Vora dhe Kamza janë si zona me % të ulët”.

Por përse këto bashki kanë një përqindje të ulët vaksinale?

“Ka zona në Shqipëri, që megjithëse sipas INSTAT kanë një popullsi shumë të madhe të regjistruar, vetëm një pjesë e tyre 50 % e tyre jeton aktualisht. Edhe për një arsye pasi situata epidemiologjike është e qetë. Të rinjtë 18-25 vjeç refuzojnë të vaksinohen”.

Sipas të dhënave zyrtare të ISHP, vetëm 35 % e grupmoshës 18-24 vjeç rezulton e vaksinuar në Shqipëri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat