Gruaja hidhet nga kati i tretë në Elbasan dhe humb jetën/ “Dhunohej nga familjarët”?

Shqipëria

Gruaja hidhet nga kati i tretë në Elbasan dhe humb jetën/ “Dhunohej nga familjarët”?

Më: 4 maj 2022 Në ora: 20:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua 52 vjeçe i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i një pallati në lagjen “Vullnetari” në Elbasan

E dhunuar prej vitesh nga vjehrra, kunata e bashkëshorti, Fatbardha Likrama nuk ka mundur të vijojë më tej duke ndërmarrë aktin ekstrem të vetëvrasjes.

Vetëm dy ditë më parë gruaja 52 vjecare kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në polici dhe më pas ishte strehuar tek e motra, por edhe këtu familjarët e morën me forcë dhe e kthyen në shtëpi.

Nga ana tjetër familja Likrama pretendon se 52 vjeçarja vuante nga depresioni. Familjet janë konfliktuar sërish në vendngjarje.

Vetëm të hënën 52 vjeçarja plotësoi kërkesën për urdhër mbrojtje ndërkohë policia në deklaratën zyrtare pretendon se Likrama vuante nga depresioni. Në reagimin zyrtar policia nuk jep asnjë të dhënë për denoncimin e bërë nga 52 vjeçarja për dhunë dy ditë më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat