Kryesia e PD mblidhet te Kuvendi pas përplasjeve, Pampuri zbulon vendimet e marra

Shqipëria

Kryesia e PD mblidhet te Kuvendi pas përplasjeve, Pampuri zbulon vendimet e marra

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:09
Oriola Pampuri

Oriola Pampuri në cilësinë e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD-së ka përcaktuar agjendën e grupit të përkrahësve të Enkelejd Alibeajt.

Pampuri njofton se agjenda është përcaktuar ditën e sotme në një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas saj, Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15 ndërsa kujtoi se të hënën do të jetë mbledhja jashtë radhe.

“Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15.

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15”, thuhet në njoftimin e Pampurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat