Tabaku: SPAK s’duhet të stepet nga kërcënimet e kryeministrit

Shqipëria

Tabaku: SPAK s’duhet të stepet nga kërcënimet e kryeministrit

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:55
Edi Rama dhe Jorida Tabaku

Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sot sulmoi sërish SPAK, pasi nuk po heton peshkaqenët e mëdhenj. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tabaku ironizon kryeministrin duke thënë se sot dha leksione për drejtësinë e munguar.

Sipas saj, vetë Rama është peshkaqeni kryesor i aferës së inceneratorëve dhe e udhës do ishte që ai të inkurajonte SPAK për të vazhduar hetimet për aferën 430 mln euro.

Tabaku i bën thirrje SPAK-ut të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve dhe të mos stepet nga kërcënimet apo ankesat e Ramës.

Reagimi i Tabakut

Peshkqeni kryesor i inceneratorëve po jepte sot leksione për drejtësinë e munguar. Ironia është që për aferën e inceneratorëve në burg janë veç 2 nga grupi strukturuar kriminal, pra cironkat si Bllako dhe Koka!

E udhës do qe që të inkurajonte SPAK për të vazhduar këto hetime që kanë zbuluar pas këmbënguljes së PD një aferë 430 mln euro. Nuk e bën këtë por mbrohet duke u ankuar se po goditen të tijtë. E trishtë! Kemi votuar SPAK jo për tu ankuar pse heton. 2/3

Inkurajoj SPAK të dërgojë përpara aferën e inceneratorëve. Të çojë përpara gjykatës GSK për 3 incenenerstorët që janë 1 çështje.

Ndaj SPAK nuk duhet të stepet nga kërcënimet e Ramës. Shqiptarët po presin të kuptojnë kush janë peshkaqenët e vërtetë pas inceneratorëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat