Vrau 60-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Shqipëria

Vrau 60-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Olgert Dhimitri 37-vjeçari i cili një ditë më parë vrau me thikë një person në Tiranë është arrestuar nga policia.

Dhimitri qëlloi me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo pas një sherri banal mes tyre, ndërsa ky i fundit nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Autori u shoqërua ditën e djeshme nga policia, ndërsa pas hetimeve nga policia atij i është prerë urdhri i arrestit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat