Deklaratat e Ramës për SPAK-un/ Hyseni përplaset me Salianjin

Shqipëria

Deklaratat e Ramës për SPAK-un/ Hyseni përplaset me Salianjin

Më: 10 maj 2022 Në ora: 07:13
Ervin Salianji dhe Alket Hyseni

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka debatuar ashpër me ish-deputetin socialist Alket Hyseni në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama drejtuar SPAK për moshetimin e ish-kryeministrit Berisha.

Të ftuar në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili, në News24, Hyseni fillimisht në fjalën e tij u shpreh se nëse dikush ndihet i intimiduar nga këto deklarata atëherë ka bërë diçka dhe është fajtor.

Nga ana tjetër Salianji u shpreh se se si kryeministër Rama kishte detyrim të çonte kallëzime në mënyrë institucionale.

DEBATI

Hyseni: Më vjen mirë që bën një ndarje zoti Salianji, të paktën nga personi që është akuzuar. Ndryshe nga Berisha që tha; se ishte politike. Salianji i bëri dalje edhe kësaj i thonë; ju e bëni dobiçin, dhe e lini në derë. Po deputetin tuaj do na e lini neve? Ai është deputeti juaj. I bëtë dalje, por e dinit se ishte i inkriminuar. Të bëj një sqarim. Për rastin Dvorani Rama foli vetëm kur ishte mbyllur hetimi. Edi Rama ka ndërhyrë pasi është mbyllur hetimi nga SPAK për Dvoranin. S’ka lidhje me personin. Ai personi i nderuar, mund të jetë ndoshta njeriu më i ndershëm në këtë vend, dhe një nga zyrtarët më të aftë që ka provuar sistemi. Kolegët tuaj që e njohin bashkohen me mua, sa i lejon partia për profesionalizmin e atij zotërie. Por a ka të drejtë Salianji, Hyseni, qytetar i thjeshtë që institucioni të bëjë detyrën. Kryeministri me ligj, me kanun, i takon që institucioni të funksionojë sipas ligjit. Ai që ndihet i intimiduar, patjetër që e merr të tillë se ka bërë diçka.

Salianji: Shiko, tani këto muhabetet, me propaganda, Rama foli si kryeministër dhe kryetar i PS. Ai për çështje që janë në hetim ai mund të arrestohej për ndikim të paligjshëm.

Hyseni: Çojeni ju, se mund ta bëjnë hetimin ata dhe e bëjnë.

Salianji: Ky kryeministër duhet të çonte kallëzime penale në mënyrë institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat