Aksidentohet rëndë turisti francez në malësitë e Matit

Shqipëria

Aksidentohet rëndë turisti francez në malësitë e Matit

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:39
Turist francez

Pak minuta më parë është aksidentuar një turist francez në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Defender”.

Banorë të fshati, të cilët mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes thanë se 70-vjeçari ka pësuar dëmtime në shpatull.

Shumë shpejt është kërkuar transportimi me helikopter, por turisti pas një bisede me Ambasadën Franceze është shprehur se nuk është e domosdoshme dërgimi i mjetit fluturues.

Sakaq spitali “Xhavit Mara” ka dërguar një ambulancë drejt fshatit malor.

Banorë të fshatit Gjoçaj i janë gjendur pranë turistit dhe po e transportojnë drejt Burrelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat